Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, ka deklaruar se nuk ka dyshime në kapacitetet e Rodrygos.
Alonso deklaroi se ekipi duhet të besojë në brazilianin.
“Duhet të kemi besim në Rodrygon. Askush nuk mund të dyshojë kualitetin e tij. Ai është djalë shumë i mirë, gjithmonë ka luajtur mirë me topin dhe punon shumë. Presim nga ai që të tejkalojë këtë kohë negative – me një gol” u shpreh Alonso.
24-vjeçari ka kohë që nuk po e gjen formën e tij më të mirë, duke u bërë pjesë e bankës rezervë të “Los Blancos”.
Janë bërë 30 ndeshje prej kur ai ka shënuar gol, teksa në 12 ndeshje që Reali ka luajtur këtë sezon, ai ka bërë vetëm një asist.







