Ballina Sport Serena Williams në fushë në vitin 2026?

Serena Williams në fushë në vitin 2026?

25
0

Serena Williams mund të rikthehet në fushë? Sipas mediave amerikane, tenistja amerikane mund të kthehet në mënyrë sensacionale në fushë në vitin 2026. Fituesja e 23 grand slam ka paraqitur dokumentacionin për t’u rikthyer në listën e kontrollit të dopingut.

Serena, e cila u tërhoq në vitin 2022, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Integritetit në Tenit, e kishte kërkuar këtë rikthim në gusht për të qenë në gjendje të luante në US Open, në lojën dyshe me motrën e saj Venus. Asokohe kërkesa e saj u refuzua për shkak të kohës së shkurtër të njoftimit.

Emri i saj është rishfaqur në një dokument që daton që nga tetori 2025 dhe kjo do të thotë një gjë: Nëse ajo dëshiron të luajë, Serena Williams do të jetë në gjendje të kthehet në tenis brenda gjashtë muajsh. Sipas “New York Times”, qëllimi i saj është turneu i dyshes miks në US Open.

Gjithsesi, disa orë pasi u përhap lajmi, vetë Serena Williams i mohoi thashethemet për një rikthim në fushë nëpërmjet llogarive të saj në rrjetet sociale. “O Zot i madh, unë NUK do të kthehem. Ky zjarr thashethemesh është i çmendur“, shkroi ajo në rrjetet sociale.