Ballina Kuriozitete ​Rakuni i dehur gjendet i shtrirë në një dyqan pijesh alkoolike

​Rakuni i dehur gjendet i shtrirë në një dyqan pijesh alkoolike

21
0

Stafi i një dyqani pijesh alkoolike në Virxhinia u trondit, kur erdhën në punë dhe zbuluan se dyqani ishte thyer nga një rakun i dehur.

“Banditi me maskë” u gjet i shtrirë pa ndjenja në banjë, mes tualetit dhe koshit të mbeturinave, pasi ishte shërbyer vetë me disa pije nga raftet e poshtme.

Oficerja e kontrollit të kafshëve, Samantha Martin, e transportoi “të dyshuarin” për “marrje në pyetje” në Qendrën e Mbrojtjes dhe Strehimit të Kafshëve të Qarkut Hanover, por jo para se t’i jepej kohë të kthjellohej pak.

Pas disa orësh gjumë dhe pa shenja lëndimi përveç ndoshta një ‘ngulfatje’, kafsha u lirua në mënyrë të sigurt në natyrë, transmeton KosovaPress.

Dyqani Ashland ABC kishte qenë i mbyllur për Ditën e Falënderimeve kur ndodhi “thyerja e së Premtes së Zezë”.

Kur stafi mbërriti të shtunën, gjeti shishe të thyera dhe alkool të derdhur në dysheme, përfshirë edhe pijen e preferuar të dukshme të rakunit, viskin skocez.

Oficerja Martin tha se kafsha kishte rënë përmes njërës prej pllakave të tavanit përpara se të niste një “shkatërrim të plotë, duke pirë gjithçka”, sipas BBC.

Ekziston vetëm një pamje e paqartë nga kamerat e sigurisë, andaj nuk dihet saktësisht sa alkool kishte konsumuar krijesa e etur para se të humbiste ndjenjat në banjë.

Në një postim në rrjete sociale, dyqani falënderoi Qendrën e Mbrojtjes dhe Strehimit të Kafshëve të Qarkut Hanover që i ofruan vizitorit të tyre një “udhëtim të kthjellët drejt shtëpisë”.