Një grua 50-vjeçare u sulmua brutalisht nga ish-partneri i saj në ishullin Thassos, Greqi duke marrë lëndime serioze. Ajo u transferua më pas në Spitalin AHEPA në Selanik dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policisë, 55-vjeçari kishte ardhur nga Shqipëria më 1 dhjetor me qëllim të gjejë ish-gruan e tij.
Ai udhëtoi në Thassos dhe e kërkoi atë në të gjithë ishullin, derisa e gjeti brenda një mini-market. Sulmuesi e goditi ish-partneren disa herë me thikë në kokë dhe trup, pavarësisht përpjekjeve të saj për t’u mbrojtur.
Viktima u dërgua fillimisht në Qendrën Shëndetësore të Prinosit, më pas në Spitalin e Përgjithshëm të Kavalës, dhe më pas në Spitalin AHEPA në Selanik.
Policia arrestoi menjëherë sulmuesin dhe konfiskoi thikën e përdorur gjatë sulmit, si dhe një kaçavidë që ai mbante me vete.
I dyshuari akuzohet për tentativë vrasjeje dhe dëmtime të rënda trupore dhe asti është referuar te prokuroria.







