Ballina Kronika SPAK çon në gjyq dosjen “Revanshi”/ 27 të pandehur, nga ish-deputeti i...

SPAK çon në gjyq dosjen “Revanshi”/ 27 të pandehur, nga ish-deputeti i PS, Arben Ndoka, Ervis Martinaj, Fatmir Troplini tek Durim Bami e Endrit Dokle

27
0

SPAK përfundon hetimet për dosjen Revanshi. Në mesin e të pandehurve pjesë të disa grupeve kriminale është ish-deputeti socialist Arben Ndoka, dhëndrri dhe nipi i tij, Fatmir Troplini i njohut si Visi Pojës anëtar i Klanit Troplini. SPAK ka ngritur akuzë dhe për Ervis Martinaj ndonëse mbreti i bixhozit është zhdukur pa gjurmë prej 3 vitesh, Hektor Xhecuka, një prej të besuarve të Martinajt, Aldo Avdylaj, pjesë e grupit kriminal Avdylaj dhe Kasandër Ndoka.

Nën akuzë edhe dhe Indrit Dokle, i dënuar me burgim përjetë në kuadër të Bandës së Durrësit, që u lirua më pas me kusht, Durim Bami, si i forti i Niklës.

Të pandehur:

Arben Ndoka

Arian Tuku

Samuel Ndoka

Vinçens Tuku

Ervis Martinaj, i zhdukur pa gjurmë prej 9 gushtit 2022

Jozi Kraja

Aldo Avdyli (alias Elidon Avdyli)

Oltion Zefi

Edson Jozëik (alias Edson Pjetri, alias Edmir Pjetri)

Kasandër Noga

Elson Reçi, alias Elson Kacorri

Fatmir Troplini

Klodian Shahini, ish-oficer policie

Henerigert Mitri, ish-oficer policie

Kristos Teta

Denis Meta

Marklen Haka (lias Marklen Aliu)

Tori Xhecuka (alias Hektor Xhecuka)

Florenc Kelmendi (alias Florenc Toçi)

Ardit Gjokrosa

Durim Bami

Endrit Dokle

Altin Morina, ish-oficer i RENEAS

Erlis Duka

Fatmir Hyseni

Altin Gega

Elton Zalla

EPISODET PËR TË CILAT I AKUZON SPAK

Vepra penal kundër jetës dhe dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm kufiri

Të pandehurit Arben Ndoka dhe Arian Tuku, në rolin e krijuesve, organizuesve dhe drejtuesve të një grupi të strukturuar kriminal, në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të këtij grupi, të pandehurit Ervis Martinaj, Samuel Ndoka, Jozi Kraja, Aldo Avdyli (alias Elidon Avdyli), Marklen Haka (alias Marklen Aliu), me të pandehur të tjerë të dërguar më parë për gjykim në kuadër të proçedimeve penale nr.59/1, të vitit 2022 dhe nr.59/2, të vitit 2022, si dhe shtetas të tjerë të paidentifikuar, gjatë vitit 2020 kanë siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e shtetasve, Durim Bami dhe Valter Bami.

Të pandehurit Arben Ndoka dhe Arian Tuku, në bashkëpunim me të pandehur të tjerë, të dërguar më parë për gjykim në kuadër të procedimit penale, nr.59/1, të vitit 2022, ndihmuan  më 3.7.2020, të pandehurin Aldo Avdyli (alias Elidon Avdyli),  për kalimin e paligjshëm të kufijve. I pandehuri hyri në territorin e Shqipërisë nga Mali i Zi, pa kaluar nga pika e kalimit kufitar.

Të pandehurit Arben Ndoka dhe Arian Tuku, në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të këtij grupi, të pandehurit Samuel Ndoka, Vinçens Tuku, si dhe me shtetas të tjerë të paidentifikuar, kanë planifikuar vrasjen shtetasit, Aleks Ndreka (alias Aleksandër Deda),  më 1.12.2020, e mbetur në tentativë. Aleks Ndreka mori plagë të lehta, pasi u qëllua më armë zjarri nga një automjet.

Një grup i strukturuar kriminal i krijuar, drejtuar dhe organizuar nga i pandehuri, Tori Xhecuka (alias Hektor Xhecuka),  i financuar nga i pandehuri Ervis Martinaj, në përbërje të të cilit ishin dhe të pandehurit Florenc Kelmendi (alias Florenc Toçi) dhe Marklen Haka (alias Marklen Aliu, si dhe të pandehur të tjerë të dërguar më parë për gjykim në kuadër të proçedimit penal nr.59/2, të vitit 2022, janë organizuar prej qershorit 2020 për vrasjen e shtetasit, Durim Bami, për shkak të konflikteve që Ervis Martinaj dhe Tori Xhecuka kishin me këtë shtetas. Më datë 4.11.2020, anëtarët e këtij grupi të strukturuar kriminal kanë tentuar të vrasin me armë zjarri pa leje, shtetasit Durim Bami dhe Ervin Kodra në vendin e quajtur Ura e Tapizës, Fushë Krujë. Ata po udhëtonin me një autoveturë Range Rover, ngjyrë e zezë me targa italiane, ndërsa pasagjer ka qenë djali i hallës së tij, Ervin Kodra.

I pandehuri Tori Xhecuka (alias Hektor Xhecuka), në rolin e krijuesit, organizuesit dhe drejtuesit të një grupi të strukturuar kriminal, në bashkëpunim me të pandehurit Florenc Kelmendi (alias Florenc Toçi), Ardit Gjokrosa, si dhe me të pandehur të tjerë të dërguar më parë për gjykim në kuadër të proçedimit penal nr.59/2, të vitit 2022, gjatë periudhës maj-korrik 2020 kanë siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e shtetasit, Hamza Terziu.

I pandehuri Tori Xhecuka (alias Hektor Xhecuka), në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, ka tentuar të vrasë me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të dates 18.5.2020 shtetasin Hamza Terziu, duke qëlluar me automatik 26 herë, në drejtim të banesës së tij, në fshatin Zenisht, Njësia Administrative Lis, Bashkia Mat. Në banesë veç shtetasit Hamza Terziu ndodheshin dhe  katër familjarë të tij.

I pandehuri Durim Bami, në rolin e krijuesit, organizuesit dhe drejtuesit të një grupi të strukturuar kriminal, në bashkëpunim me të pandehurin, Endrit Dokle, të pandehur të tjerë të dërguar më parë për gjykim në kuadër të proçedimit penal nr.59/1, të vitit 2022, si dhe me persona të tjerë të paidentifikuar gjatë muajit janar 2021 kanë siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e shtetasit Arben Ndoka.

I pandehuri Durim Bami, në rolin e krijuesit, organizuesit dhe drejtuesit të një grupi të strukturuar kriminal, në bashkëpunim me të pandehurit, Endrit Dokle dhe Marklen Haka (alias Marklen Aliu), si dhe me persona të tjerë të paidentifikuar gjatë muajit shkurt 2021 kanë siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e shtetasve, Tori Xhecuka (alias Hektor Xhecuka) dhe Erigers Mihasi.

I pandehuri Ervis Martinaj, në rolin e krijuesit, organizuesit dhe drejtuesit të një grupi të strukturuar kriminal, në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të këtij grupi të strukturuar kriminal, të pandehurit, Denis Meta, Kristos Teta, me të pandehur të tjerë të dërguar më parë për gjykim në kuadër të proçedimit penal nr.59/1, të vitit 2022, si dhe me shtetas të tjerë të paidentifikuar, gjatë vitit 2020 kanë siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e shtetasve, Leonard Duka, Elvis Gaca dhe Altin Gega.

I pandehuri Ervis Martinaj, në rolin e krijuesit, organizuesit dhe drejtuesit të një grupi të strukturuar kriminal, në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të këtij grupi të strukturuar kriminal, të pandehur të tjerë të dërguar më parë për gjykim në kuadër të proçedimit penal nr.59/1, të vitit 2022, si dhe me shtetas të tjerë të paidentifikuar, gjatë vitit 2020 deri në mars 2021, kanë siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e shtetasve, Fatmir Hyseni dhe Armando Hyseni.

Të pandehurit Fatmir Hyseni, Erlis Duka dhe Altin Gega, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal të krijuar, organizuar dhe drejtuar nga Leonard Duka, në bashkëpunim dhe me të pandehur të tjerë, të dërguar më parë për gjykim në kuadër të proçedimit penal nr.59/1, të vitit 2022, si dhe me persona të tjerë të paidentifikuar, gjatë muajve qershor-korrik 2020 kanë siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e shtetasve, Ervis Martinaj dhe Erigers Mihasi.

I pandehuri Elson Reçi (alias Elson Kaçorri), në rolin e krijuesit, organizuesit dhe drejtuesit të një grupi të strukturuar kriminal, në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të këtij grupi të, të pandehurit, Fatmir Troplini dhe Klodian Shahini, me të pandehur të tjerë të dërguar më parë për gjykim në kuadër të proçedimit penal nr.59/1, të vitit 2022, si dhe me shtetas të tjerë të paidentifikuar, gjatë periudhës qershor-shtator 2020, kanë siguruar kushte dhe mjete materiale për vrasjen e shtetasit, Preng Gjini (alias Preng Badanance). Qëllimi u realizua duke mbetur në tentativë, më datë 15.9.2020, në vendin e quajtur ura e Nishërak-ut, ku në automjetin, tip Mercedes Benz, me targa AA 903 YG, shpërtheu një sasi lënde eksplozive. Drejtuesi i mjetit, shtetasi Preng Gjini (alias Preng Badanance) ka mbetur i plagosur rëndë, ndërsa dy shtetas të tjerë që ndodheshin rastësisht në vendngjarje, morën plagë të lehta.

Kultivimi i bimëve narkotike dhe kryerje e veprave penale nga punonjës të policisë së shtetit

I pandehuri Durim Bami ka organizuar, drejtuar dhe financuar një grup të strukturuar kriminal, të destinuar në kultivimin e bimëve narkotike kanabis sativa, në fshatin Nikël, Fushë-Krujë gjatë periudhës kohore, dhjetor 2019-korrik 2020, si dhe në zonën e Njësisë Administrative Bubq, të Bashkisë Krujë, si para ashtu dhe gjatë muajit shtator 2020, duke u kujdesur për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti. Ai ndihmohej në veprimet e tij të kundraligjshme nga punonjës të policisë së shtetit, si i pandehuri Altin Morina dhe shtetas të tjerë ende të paidentifikuar, të cilët jepnin informacione, apo ndihmonin në shmangien e kontrolleve të parcelave të mbjella me bimë narkotike.

Më 3.4.2025, të pandehurit, Altin Morina, i shpallur person në kërkim, në automjetin e tij iu gjetën dhe sekuestruan nga punonjësit e policisë së Komisariatit të Policisë Nr.2, Tiranë, një armë zjarri pistoletë model BERRETA PX4, kalibër 9x21mm, prodhim italian, me numër “PJ07009”. Arma, e cila mbahej pa leje, ishte e rregullt teknikisht dhe e përshtatshme për qitje, me një fishek në folenë e fishekut, si dhe 9 (nëntë) fishekë të tjerë në krëhërin e saj

Në zonën e Qarkut të Lezhës, gjatë muajve qershor-shtator 2020 ka ushtruar veprimtari të kundraligjshme në fushën e kultivimit të bimëve narkotike kanabis sativa, një grup i strukturuar kriminal, i drejtuar nga Elson Reçi dhe në përbërje të të cilit kanë qenë shtetas të ndryshëm, të cilët ushtronin aktivitetin e kundraligjshëm. Elsoni kujdesej për funksionimin e aktivitetit të kundraligjshëm, ndërkohë që edhe kultivonte bimën narkotike. Për të ushtruar këtë aktivitet të kundraligjshëm, i pandehuri është ndihmuar nga Klodian Shahini, punonjës policie me detyrë, shef i Sektorit të Luftës Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Lezhë, i cili e furnizonte drejtuesin e grupit të strukturuar kriminal me informacione të ndryshme policore, duke luajtur rol në shmangien e kontrolleve policore në zonat ku  kultivohej bima narkotike.

Gjithashtu, provohet se në zonën e Qarkut të Lezhës, si dhe në zonën e Krujës gjatë muajve maj-shtator 2020, ka ushtruar veprimtari të kundraligjshme në kultivimin e kanabis sativa një grup i strukturuar kriminal, i drejtuar nga një shtetas i paidentifikuar.  Në këtë veprimtari janë përfshirë shtetasit:

*Klodian Shahini, punonjës policie me detyrë Shef i Sektorit të Luftës Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Lezhë

*Henerigert Mitri me detyrë Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë

Ata, duke përdorur detyrën kanë favorizuar kultivimin e kanabisit dhe i kanë dhënë informacione të brendshme policore drejtuesit të grupit si dhe kanë ndihmuar në shmangien e kontrolleve policiore në parcelat ku kultivohej lënda narkotike.

I përfshirë në këtë aktivitet të kundraligjshëm në rolin e bashkëpunëtorit ka qenë dhe i pandehuri Elton Zalla. Në banesën e këtij të fundit, më 20.9.2020 u gjetën 202 kg lëndë narkotike kanabis sativa, në proces tharjeje, përpunimi dhe ambalazhimi.

Me cilësinë e Drejtorit Policisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, gjatë periudhës kohore janar-shtator 2020, Henerigert Mitri duke komunikuar me përdorues të ndryshëm të aplikacionit ScyEÇ, me dashje, nuk ka ushtruar detyrat e tij funksionale duke lejuar ushtrimin e lojërave të fatit në kundershtim me ligjin.

Trafikimi i lëndëve narkotike

Të pandehurit Arian Tuku, Kasandër Noga dhe Edson Jozëik (alias Edson Pjetri, alias Edmir Pjetri) gjatë muajve qershor-nëntor të vitit 2020, kanë organizuar, drejtuar dhe financuar një grup të strukturuar kriminal, të destinuar për trafikimin e bimës narkotike kanabis sativa, për në vendet e Bashkimit Europian, në bashkëpunim me të pandehurin, Oltion Zefi dhe shtetas të tjerë të paidentifikuar. Më 3.11.2020, një sasi prej rreth 160 kilogramë kanabis sativa e trafikuar nga Shqipëria, u sekuestrua në Malin e Zi.