Ballina Sport Anglia zbulon ndeshjet e fazës së grupeve për Botërorin 2026 sot

Anglia zbulon ndeshjet e fazës së grupeve për Botërorin 2026 sot

30
0

FIFA ka konfirmuar kalendarin e ndeshjeve të Anglisë për Kampionatin Botëror 2026.

Tre Luanët u vendosën në Grupin L së bashku me Kroacinë, Ganën dhe Panamanë sot.

Anglia do të hapë turneun ndaj Kroacisë të mërkurën më 17 qershor në Dallas Stadium, Texas, me fillim në orën 21:00.

Pas kësaj, Tre Luanët do të përballen me Ganën të martën më 23 qershor në Boston Stadium, Massachusetts, po në orën 21:00 .

Faza e grupeve do të mbyllet me ndeshjen kundër Panamasë të shtunën më 27 qershor në New York New Jersey Stadium, me fillim në orën 22:00.

Botërori 2026 do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik në 16 qytete të SHBA-së, Meksikës dhe Kanadasë, përfshirë Atlanta, Boston, Dallas, Houston, Los Angeles, Miami, New York, Philadelphia, San Francisco, Seattle, Guadalajara, Mexico City, Monterrey, Toronto dhe Vancouver.

Finalja e turneut do të zhvillohet në New York New Jersey Stadium më 19 korrik 2026.

Ky kalendar i konfirmuar i jep tifozëve anglezë mundësinë të planifikojnë udhëtimet dhe t’i ndjekin nga afër ndeshjet e Tre Luanëve në SHBA.