Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot është pritur në Selinë e Shenjtë, në audiencë nga Papa Leo XIV në Pallatin Apostolik në Vatikan.
Ajo, përmes një videomesazhi, tha se kjo është një ditë shumë e rëndësishme për marrëdhëniet mes Republikës së Kosovës dhe Vatikanit.
E para e vendit theksoi se shpreson që të merret vendimi i shumë pritur për njohjen nga Vatikani, gjë që do të kontribuonte për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë dhe në kontinentin evropian.
Osmani tha se e ka ftuar Papa Leo XIV për të vizituar Kosovën.







