Ballina Ekonomia Nënshkruhet kontrata/ Kurum do të ndërtojë fabrikë 150 milionë euro në Elbasan

Nënshkruhet kontrata/ Kurum do të ndërtojë fabrikë 150 milionë euro në Elbasan

57
0

Kurum International Albania dhe Danieli Officine Meccaniche S.p.A. nënshkruan zyrtarisht kontratën e investimit për ndërtimin e një impianti të ri për prodhimin e çelikut në Zonën Industriale të Metalurgjikut në Elbasan. Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në prani të përfaqësuesve të institucioneve qëndrore dhe vendore, partnerëve strategjikë dhe të ftuarve, në Tirane.

Ky investim përfaqëson një projekt industrial strategjik për Shqipërinë, në përputhje me prioritetet kombëtare për inovacion, konkurrueshmëri dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Fabrika e re do të ndërtohet mbi teknologjinë MIDA Steel Concept të kompanisë Danieli, një nga liderët botërorë në inxhinierinë dhe teknologjinë e industrisë së çelikut.

Drejtori i Financës i Kurum International, Z. Arif Shkalla u shpreh se: “Kjo ditë është shumë e rëndësishme për ne pasi kemi arritur të firmosim një partneritet strategjik, një kontratë e rëndësishme për ne, për ndërtimin e një fabrike totalisht të re për prodhimin e çelikut në qytetin e Elbasanit me një vlerë investimi prej 150 milionë euro. Për herë të parë në Europë futet koncepti MIDA në këtë industri e cila bazohet në çelik të gjelbër e cila do te sjellë nje zhvillim të qëndrueshëm me rëndësi të veçantë për ambjentin i cili ka emetim zero të karbonit në atmosferë. Ky projekt nuk është vetëm një investim industrial por është një angazhim i qartë për zhvillim të qëndrueshëm, modernizim teknologjik dhe vlerë afatgjatë. Me ndërtimin e impiantit te parë MIDA në Europë, Shqipëria forcon pozicionin e saj strategjik dhe do të jetë konkurruese në një të ardhme europiane që na pret në të ardhmen e afërt. Jemi krenarë për këtë partneritet me DANIELI e cila është kompania lider në botë në modernizimin e teknologjisë në idustrinë e çelikut. Eksperienca dhe vizioni i tyre përputhet me objektivat e KURUM International për rritje të qëndrueshme dhe të përgjegjshme, modernizim industrial duke respektuar mjedisin dhe komunitetin lokal.”