Federata Olimpike Norvegjeze ka lëshuar apel urgjent për të gjithë atletët që të ndalojnë përkohësisht përdorimin e të ashtuquajturave maska stërvitore, pas vdekjes së biatletit 27-vjeçar Sivert Guttorm Bakken.
Bakken u gjet i vdekur në një dhomë hoteli, duke mbajtur një maskë të tillë në fytyrë, raporton kp.
Këto maska përdoren gjatë stërvitjes për të simuluar lartësi më të mëdha, ato kufizojnë rrjedhën e ajrit dhe kështu supozohet se përmirësojnë kapacitetin e frymëmarrjes dhe qëndrueshmërinë e atletit. Nuk është konfirmuar se kjo ishte shkaku i tragjedisë, por rasti ka ngritur shqetësime dhe ka nxitur një hetim zyrtar.
Organizata sportive norvegjeze Olympiatoppen, e cila është pjesë e Federatës Olimpike, tha sot se ka vendosur t’u këshillojë të gjitha organizatave sportive të ndalojnë përdorimin e maskave të stërvitore.
Organizata shtoi se shkaku i vdekjes është ende nën hetim, por se ata duan të përjashtojnë çdo lidhje të mundshme midis pajisjeve dhe problemeve të mundshme shëndetësore.
Sivert Guttorm Bakken fitoi katër Kupa Bote në karrierën e tij dhe konsiderohej një nga atletët më të talentuar të gjeneratës së tij.







