Ballina Sport Vorës i mjafton një gol pët të mposhtur Partizanin

Vorës i mjafton një gol pët të mposhtur Partizanin

41
0

Ka përfunduar me shifrat 1-0 përballja mes Partizanit dhe Vorës. Skuadra e Arian Bellait i aka dalë të sigurojë 3 pikët në shtëpi, duke mposhtur kështu ekipin e Oltijon Kërnasë.

Një ndeshje e luftuar mes skuadrave, ku Partizani humbi një penallti me Toma në minutat e fundit të pjesës së parë, ku topi i gjuajtur nga lojtari u përplas në shtyllë.

Më kërkues ishin kryeqytetasit në pjesën e dytë, por goli vendimtar i takimit erdhi në minutën e 90-të, ku Vora kaloi në avantazh. Vendimtar ishte Dario Daka, i cili gjeti rrugën e rrjetës.

Minutat e mbetura ishin shumë të tensionuara, ku arbitri Albert Doda nxori të kuqin për Arian Bellain.