Është mbyllur në barazim 1 me 1 dueli i Grupit B mes Kanadasë dhe Bosnjë Hercegovinës, i zhvilluar në Toronto. Falë këtij barazimi, Kanadaja ka siguruar pikën e parë në histori në paraqitjen e tyre të shtatë në Kupën e Botës.
Lukiç në minutën e 21-të zhbllokoi sfidën, teksa Larin të të 78-tën vendosi baraspeshën. Në fund, asnjëra skuadër nuk arriti të gjente golin e fitores në temperaturat e larta dhe lodhëse pranë brigjeve të Liqenit Ontario, kështu që pikët u ndanë.
Barazimi bëri që Kanadaja ta zgjasë serinë e saj pa humbje në nëntë ndeshje, ndërsa Bosnja regjistroi barazimin e saj të gjashtë radhazi brenda 90 minutave.
Të dyja kombëtaret do të udhëtojnë drejt perëndimit për ndeshjet e tyre të dyta në grup të enjten. Kanadaja do të përballet me Katarin në Vancouver, ndërsa Bosnja do të ndeshet me Zvicrën në Los Anxhyelos







