Ballina Aktualitet Protestuesit ironizojnë Ramën: U kërkoi live lokacionin mbështetësve të tij, se nuk...

Protestuesit ironizojnë Ramën: U kërkoi live lokacionin mbështetësve të tij, se nuk u zinte besë

69
0

“Çoni lokacionin!” ishte një nga ironitë që u dëgjuan mes protestuesve gjatë tubimit të sotëm, teksa ata komentuan me humor takimin e kryeministrit Edi Rama me mbështetësit e Partisë Socialiste në sheshin “Italia”, në kuadër të 35-vjetorit të krijimit të PS-së.

Sipas protestuesve, Rama u ka kërkuar pjesëmarrësve në aktivitet të dërgonin vendndodhjen e tyre në kohë reale, duke e kthyer këtë episod në objekt batutash dhe ironish. “Nuk u zinte besë as të tijve”, dëgjohej të thoshin disa prej tyre, ndërsa të tjerë e konsideruan këtë një shenjë të pasigurisë së kryeministrit për mobilizimin e mbështetësve të tij.

Mes pankartave, thirrjeve dhe humorit politik që ka shoqëruar protestat e ditëve të fundit, edhe ky episod u kthye në një nga temat më të komentuara nga pjesëmarrësit, të cilët nuk kursyen ironitë ndaj kreut të qeverisë.

Protesta para Kryeministrisë vijon me marshim në rrugët e Tiranës në ditën e 13-të.