Ballina Kosovë Ramush Hajradinaj kërkon rinumërim të plotë të votave

Ramush Hajradinaj kërkon rinumërim të plotë të votave

28
0

Kryetari i AAK-së, Ramush Hajradinaj, ka kërkuar rinumërim të plotë të votave të zgjedhjeve të 28 Dhjetorit, pas gjetjeve të dyshimta në rinumërimin e pjesshëm.

Ai paralajmëron se pa këtë proces nuk mund të garantohet integriteti i zgjedhjeve dhe apelon tek institucionet të veprojnë për të mbrojtur votën e qytetarit.

Postimi i plotë:

Rinumërimi i pjesshëm i votave të kandidatëve po e nxjerr në shesh një skemë manipulimi të përmasave shqetësuese të votës së qytetarit.

Procesi i këtyre zgjedhjeve qysh sot është lënduar dhe pas këtyre gjetjeve, vota duhet të rinumërohet një për një. Pa rinumërim të tërësishëm, nuk sigurohet integriteti i këtyre zgjedhjeve.

E habitshme qysh Prokuroria nuk është vënë në lëvizje qysh sot. Demokracia nuk mund të jetë viktimë e një grushti hajdutësh.

Apeloj tek të gjithë mekanizmat që me vendimet e veprimet e tyre ta mbrojnë votën e qytetarit dhe ta rikthejnë integritetin e zgjedhjeve të 28 Dhjetorit. Çdo drejtim tjetër do të kishte pasoja të pariparueshme!