Ballina Kulturë “Ku ka si Tirona”/ Premiera e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore

“Ku ka si Tirona”/ Premiera e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore

29
0

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore nis sezonin e ri artistik të vitit 2026 me koncertin “Ku ka si Tirona”.

Një mozaik këngësh dhe vallesh, ku Tirana rrëfehet përmes ritmit, elegancës dhe kujtesës kolektive. Koncerti vjen  mbrëmjen e datës 19 dhe 20  janar premierë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, por shënon edhe nisjen e ciklit “Thesaret e shpirtit”.

Në këtë koncert veç artistëve të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore do të jenë  te ftuar dhe këngëtarët Irma Libohova, Armaldo Kllogjeri dhe Greta Zani.

“Për mua është kënaqësi dhe pa filluar koncerti ndjejë emocionin e sallës. Besoj do jetë një koncert shumë i bukur”, u shpreh këngëtarja Irma Libohova.

Në këtë premierë, tradita vjen e gjallë, e interpretuar si një udhëtim artistik.

“Thesaret e shpirtit” synon të rigjallërojë vlerat artistike dhe të ndërtojë një urë midis brezave, duke treguar se trashëgimia shpirtërore është jo vetëm pasuri historike, por edhe frymëzim për krijimtari të re artistike.