Anglia e Thomas Tuchel ka zgjedhur “Sëope Soçer Village” në Kansas si bazën ku do të qëndrojë gjatë Botërorit 2026.
Sipas medieve britanike kjo zgjedhje nuk është rastësore pasi shumë lojtarë janë familjarë me kampusin në fjalë, i cili është përdorur nga dy klubet e Manchester-it dhe ai i Neëcastle United kur kanë udhëtuar përtej oqeanit për të zhvilluar turne të ndryshëm.
Ky kompleks është i përbërë prej gjashtë fushave dhe një mini stadiumi dhe mësohet se ka kushtuar plot 15 milionë stërlina.
Qyteti i Kansasit nuk është preferuar vetëm nga Kombëtarja e Anglisë pasi po ato kanë zgjedhur të vendosin bazën e tyre edhe ajo e Argjentinës dhe ajo e Holandës.
Leo Messi me shokë do të stërviten në ambientet e skuadrës së futbollit të qytetit të Sporting Kansas City ndërsa “Tulipanët” do të stërviten në ambientet ku përgatitet skuadra e femrave të ekipit në fjalë.
Si Argjentina dhe Holanda do të luajnë një ndeshje në grup në “Arroëhead Stadium” ku mban takimet e veta ekipi i NFL-së Kansas City. Ndërsa Anglia, edhe pse ka zgjedhur këtë shtet për të ngritur bazën e saj, do të zhvillojë takimet e saj në grupe në qytetin e Dallasit, Bostonit dhe Nju Jorkut.







