Ballina Kronika “Ishte hakmarrje”/ Makina e bashkëshortes u përfshi nga flakët, ish-drejtori i burgut...

“Ishte hakmarrje”/ Makina e bashkëshortes u përfshi nga flakët, ish-drejtori i burgut të Reçit: Fëmijët e mi e panë skenën

17
0

Pak ditë më parë, sipas njoftimit të policisë së Lezhës, në qytetin e Rrëshenit u përfshi nga flakët një makinë.

Kjo makinë rezultoi të ishte në pronësi të gruas së ish-drejtorit të burgut të Reçit në Shkodër, Andrea Përbasha.

Në një lidhje në Top News, Përbasha ka treguar se ndryshe nga njoftimi i policë i cili deklaronte se shkak i zjarrit ishte një shkëndijë elektrike, ai tha se ka në dispozicion videot e kamerave të sigurisë që tregojnë për një zjarrvënie të qëllimshme.

Ish-drejtori i burgut ka treguar momentin kur personi i dyshuar i hedh benzinë makinë dhe më pas largohet duke u shprehur se mund ta ketë bërë për arsye hakmarrje, që nuk pretendon të kenë lidhje me punën e tij si ish-drejtori i burgut të Reçit.

Është shumë e thjeshtë, sepse unë kam në dispozicion kamerat dhe personin që i vuri flakën makinës dhe largohet në drejtim poshtë një kanali. Unë i kam videot të gjitha. Policia tha që është shkëndijë elektrike, por makina kishte 48 orë pa ndezur. Policia i ka vetë videot, se përse nuk i kanë dhënë informacionet e sakta nuk e di. Bashkë me ata unë kam lëvizur nëpër kamera, i kam parë edhe në mënyrë private, kam parë edhe personin që hedh shishen e benzinës te makina dhe largohet, madje madje e merr shishen me vete dhe jam më se i sigurt që ka qenë një njeri shumë i vogël, një ordiner.

Unë mendoj që kjo ngjarje ka ndodhur nga njerëz shumë të vegjël, mendoj që janë njerëz të vegjël në mendje dhe mendoj që kjo është një hakmarrje shumë e vogël për të më bërë dëm në ekonomi, nuk e çoj më larg intuitën time. Shumë gjëra nuk mund të përjashtohen, sepse nuk është e thjeshtë që të kesh punuar te burgu i Reçit, shqiptarë jemi, mund të ketë edhe hatërmbetje nga ana e burgut, por nuk e çoj mendjen atje. Unë mendoj që policia e shtetit është afër, por më afër jam unë, sepse po e ndjek çështjen”, u shpreh Përbasha.

Ai shtoi se dhe vetë fëmijët e tij e kishin parë këtë skenë të cilën nuk e kishin përjetuar aspak mirë, ndërsa i bëri thirrje policisë për identifikimin e autorit, i cili sipas tij u plagos në momentin e zjarrvenie.

Që të dilte tamam në pah, policia e shtetit duhet të konsultohet me të gjithë spitalet e Shqipërisë, sepse personi është plagosur, ne e kemi gjetur edhe shishen. Unë e shumëzoj me zero këtë veprim që ka ndodhur. Fëmijët e mi e panë gjithë skenën dhe ishte diçka e vështirë. Arsyeja pse jam i papunë tani e dinë vetëm dy njerëz”, tha Përbasha.