Ballina Politika Arrestimi i të miturit në protestën e PD, ministrja e Brendshme: Po...

Arrestimi i të miturit në protestën e PD, ministrja e Brendshme: Po qëllonte efektivët me gurë!

23
0

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu komentoi nga kuvendi akuzat se policia ka ushtruar dhunë ndaj protestuesve gjatë protestës kombëtare të opozitës më 24 janar.

Ajo theksoi se policia ka vepruar në përputhje me ligjin.

“Policia e shtetit e kreu detyrën e saj më së miri. Policia nuk ushtroi dhunë ndaj protestuesve, ajo që ndodhi ishte që policia u përball me dhunë,. Gjatë tubimit, punonjësit e policisë u sulmuan me molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta para institucionet të rëndësishme dhe 11 u lënduan dhe u trajtuan në spital.

Policia ka vepruar në përmbajtjetë plotë të rregullave, ligjit dhe ka bërë thirrje për ndalimin e dhunës dhe ruajtjen e karakterit paqësor të protestës dhe pasi këto thirrje u shpëqrfillën dhe rreziku u bë evident, atëherë institucionet dhe qytetarët ndihen të kërcënuar në këtë situatë, u ndërmorën masa për shpërndarjen e turmës sipas parashikimeve ligjore. Akuzat se policia ka përdorur forcë të tepruar apo mjete përtej nevojës janë të pavërteta dhe të pabazuara.

Çdo veprim është kryer sic e kërkon ligji. Dua të theksoj se e drejta për protestë është kushtetuese por dhuna nuk është një e drejtë politike. Hedhja e molotovëve, sulm ndaj policisë nuk është protestë por shkelje e ligjit dhe e rendit demokratik. Nuk und të mbrohen autorët e dhunës”, u shpreh ministrja.

Duke u ndalur te shoqërimi i 14 vjecarit në polici, ministrja theksoi se ai u dërgua në komisariat për verifikim pasi qëllonte me gurë ndaj efektivëve, por rezultoi se ishte 14 vjeç. Sipas saj, ai është mbajtur në një ambient të posaçëm deri në mbërritjen e përfaqësuesit ligjor, ndërsa drejtoi gishtin nga opozita se e përdori atë si “mburojë” politike.