Ballina Aktualitet Genti Gazheli shkarkohet nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, pritet...

Genti Gazheli shkarkohet nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, pritet emërimi i Shkëlqim Hajdarit

158
0

Genti Gazheli është shkarkuar nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, një prej institucioneve më kyçe për financat publike, mbledhjen e të ardhurave dhe kontrollin kufitar.

Burime të besueshme konfirmojnë se urdhri për shkarkimin e tij është firmosur para udhëtimit të kryeministrit Edi Rama drejt Izraelit. Vendimi është marrë në heshtje dhe pa një njoftim zyrtar publik deri më tani.

Sipas të njëjtave burime, në vend të Gazhelit pritet të emërohet Shkëlqim Hajdari, megjithëse ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga qeveria apo Ministria e Financave.

Ndryshimi në drejtimin e Doganave vjen në një moment të ndjeshëm për administrimin fiskal, luftën kundër kontrabandës dhe kontrollin e flukseve tregtare në kufi, duke ngritur pikëpyetje mbi arsyet reale të këtij vendimi dhe ndikimin e tij në menaxhimin e një prej institucioneve më strategjike të shtetit.