Ballina Aktualitet “Bidon me benzinë te dera e banesës”, gazetari denoncon në polici kërcënimet

“Bidon me benzinë te dera e banesës”, gazetari denoncon në polici kërcënimet

29
0

Gazetari Elton Tozaj denoncon në polici se në derën e banesës ka gjetur një bidon me benzinë dhe një sasi të lëndës djegëse të përhapur në tokë.

Sipas deklarimeve të tij në komisariat, gazetari Tozaj pretendon se lënda djegëse i është vendosur në formë kërcënimi nga persona si të dyshuar të lidhur me paligjshmëri që ai i ka denoncuar publikisht me emra.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte rreth orës 04:30, në një pallat në rrugën “Haxhi Deliu” në Tiranë. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit.