Ballina Aktualitet U hoq nga puna padrejtësisht, Florian Agalliu fiton gjyqin ndaj RTSH-së!

U hoq nga puna padrejtësisht, Florian Agalliu fiton gjyqin ndaj RTSH-së!

36
0

Moderatori Florian Agalliu ka fituar betejën ligjore të ngritur ndaj Radio Televizionit Shqiptar, të cilin e kishte paditur për shkelje të të drejtave dhe mospërmbushje të detyrimeve kontraktuale ndaj tij.

Çështja u shqyrtua nga gjykata kompetente dhe pas përfundimit të procesit gjyqësor, më datë 28 janar u shpall vendimi përfundimtar. Gjykata vendosi në favor të Florian Agalliut, duke e shpallur RTSH-në përgjegjëse për shkeljet e konstatuara.

Sipas vendimit, Radio Televizioni Shqiptar detyrohet të shlyejë plotësisht shumën financiare që i detyrohet paditësit, në përputhje me detyrimet ligjore të përcaktuara nga gjykata.