Ballina Sport Roma me një lojtarë më pak barazon me Panathinakosin

Roma me një lojtarë më pak barazon me Panathinakosin

25
0

Roma ka arritur të marr një pikë nga udhëtime në Greqi, te Panathinaikos.

Skuadra e Gasperinit barazoi 1:1 dhe kësisoj arriti të përfundoj në tetë skuadrat e para në fazën e ligës në Europa League, duke siguruar kualifikimin në 1/8 e finales.

”Giallorosët” e nisën shumë keq këtë përballje, pasi Gianluca Mancini u ndeshkua direkt me karton të kuq në minutën e 15-të.

Panathinakos e shfrytëzoi mirë këtë përparësi numerike, duke kaluar në epërsi në minutën e 58-të, me golin e Vicente Taborda.

Por Roma në vazhdim e kërkoi golin e barazimit dhe atë e gjeti me Jan Ziolkowskin, i cili barazoi shifrat në minutën e 80-të.

Kësisoj Roma pas përfundimit të fazës së ligës në Europa League, renditet e teta në tabelë, me 16 pikë.

Në anën tjetër, Panathinaikos me 12 pikë të grumbulluara, renditet në vendin e 20-të dhe siguron kualifikimin në 1/16 e finales.