Ballina Politika Edi Rama anulon vizitën e parashikuar, vlonjatët po e prisnin me protesta

Edi Rama anulon vizitën e parashikuar, vlonjatët po e prisnin me protesta

36
0

Edi Rama anulon vizitën e parashikuar për në Vlorë. Mësohet se kryeministri nuk ka shkuar në qytetin bregdetar.

Atje e priste një protestë e tregtarëve të qytetit. Por kjo është e vetmja protestë që ka përfshirë këtë qytet kohën e fundit. Nuk dihen arsyet e këtij anulimi, por mësohet se gjithçka është raportuar në çastet e fundit.

Tregtarët e Vlorës kanë dalë sërish sot në protestë para Teatrit “Petro Marko”, duke kundërshtuar vendimin e Këshillit Bashkiak për zhvendosjen e tyre nga zonat aktuale të tregtimit. Sipas vendimit të miratuar, tregtarët e fruta-perimeve do të zhvendosen në tregun e Çoles, ndërsa tregtarët industrialë në tregun e Shumicës në Jalli të Nartës.

Tregtarët kanë deklaruar se ky vendim është marrë pa asnjë konsultim real me ta dhe pa u ofruar garanci për kushtet minimale të punës. Gjithashtu protestuesit shprehen se zhvendosja në këto zona i largon nga qendra e qytetit dhe nga klientët e tyre, duke rrezikuar seriozisht mbijetesën ekonomike të dhjetëra familjeve.

Sakaq, qytetarët kanë deklaruar se tregjet e reja nuk janë funksionale, nuk kanë infrastrukturë të përshtatshme dhe nuk ofrojnë siguri për vijimin normal të aktivitetit tregtar.

Një ditë më parë, Rama ishte në një takim me fermerët e Divjakës. Ai refuzoi t’u përgjigjej atyre, por ata e gozhduan, duke i kërkuar që të japë llogari përpara se të largohej.