Ballina Sport Momente ankthi, lojtari i Partizanit humb ndjenjat në fushë

Momente ankthi, lojtari i Partizanit humb ndjenjat në fushë

30
0

Ndeshja mes Partizanit dhe Elbasanit u ndërpre për rreth pesë minuta, pas një incidenti shëndetësor të mbrojtësit Saliu Sembene.

Në minutën e 85-të, futbollisti ra pa ndjenja në fushën e lojës, duke shkaktuar ndërhyrjen e menjëhershme të ambulancës dhe të stafit mjekësor. Pas ndihmës së parë të dhënë në fushë, lojtari arriti të përmendej, por stafi mjekësor vendosi largimin e tij me barelë drejt dhomave të zhveshjes.

Edhe pse autoambulanca u fut në stadium, mbrojtësi nuk u transportua menjëherë drejt spitalit, pasi gjendja e tij u stabilizua momentalisht në ambientet e stadiumit.

Sfida rinisi rregullisht pasi lojtari u nxor jashtë vijave kufizuese, ndërsa gjendja e tij po monitorohet nga mjekët e klubit.