Ballina Politika ‘Nuk kanë turp, as cipë’, Malltezi: Irena Gjoka, si metastaza kanceri që...

‘Nuk kanë turp, as cipë’, Malltezi: Irena Gjoka, si metastaza kanceri që kap çdo institucion

37
0

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike Jamarbër Malltezi ka reaguar me një shënim në faqen e tij në facebook pas skandaleve të njëpasnjëshme me gjyqtaren me shume mbiemra.

Ai ka denoncuar në postimin e tij kapjen e të gjithë institucioneve nga rilindja dhe që kanë marrë në mbrojtje Gjyqtaren e Irena Gjoka.

“Këta janë kthyer në llum dhe palaço dhe nuk janë shtetarë pasi nuk kanë as cipë e as integritet”, shkruan Malltezi në postimin e tij.

Mesazhi:

Irena Gjoka si metastaza kanceri që ka kap çdo institucion të me-nder dreqtësisë. Raporti i komisionerit Darjel Sina tregon fakte shokuese: ka fsheh apartament (për harresë njerëzore), ka fsheh garazhe në Tiranë (për gabim njerëzor), ka bërë sikur ka blerë apartament mes Tiranës për vetëm 10,000 euro (1,4 miljon lekë me kursin e 2002)! Për harresa 5,000 euroshe janë shkarkuar “armiqtë e Partisë”, ndërsa irena është MONUMENT KORRUPSIONI dhe si e tillë mbrohet nga shteti i edi ramës.

Krim pa ndëshkim. Nuk kanë as turp e as cipë. Çdo institucion i dreqtësisë u kontaminua: Vetingun e partisë ja tek e keni, Prokuroria e Tiranës nuk ka përgjigje për kallzimin e para 8 muajve, SPAK kinse e rregjistroi pa emër që ta zgjasë 3 vite e ta mbyllë me shuarje afatesh, ILD ka 8 muaj që nuk ndihet, Prokuroria e Përgjithshme e vonoi 21 muaj veç për të konfirmuar vendimin penal që e paraqiti Berisha qysh para 8 muajsh me vule apostile dhe në fund referoi veç vendimin e dënimit por jo dy dëbimet.

KLGJ u fsheh për 8 muaj me 4 përgjigje se kinse priste përgjigje nga Prokuroria e Përgjithshme por pasi i erdhi u fsheh sërisht dhe e hodhi pataten e nxehtë tek ILD. Këta janë kthyer në llum dhe palaço dhe nuk janë shtetarë pasi nuk kanë as cipë e as integritet.