Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka depozituar një kërkesë në Kuvend, për zhvillimin e një seance pyetje-përgjigje me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro.
Në kërkesën drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, deputeti Braçe kërkon shpjegime se përs shkolla 9-vjeçare “Edith Durham” nuk është hapur ende për nxënësit.
Braçe pyet gjithashtu se sa fëmijë zhvillojnë mësim në turnin e pasdites, për shkak të mos hapjes së shkollës dhe kërkon të dijë se kur do të nisë mësimi.
Kërkesa e Erion Braçes drejtuar Niko Peleshit:
“Në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, bazuar në nenet 90 dhe 95 të Rregullores së Kuvendit, kërkoj zhvillimin e një seance pyetje-përgjigje me Ministren e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, për sa më poshtë vijon:
Përse nuk hapet për nxënësit shkolla 9-vjeçare “Edith Durham” (11 Janari)?
Sa fëmijë për shkak të mos hapjes ende të shkollës 9-vjeçare “Edith Durham” (11 Janari), zhvillojnë mësim në turnin e pasdites?
Kur keni në plan të nisë mësimi në shkollën 9-vjeçare “Edith Durham” (11 Janari)?








