Ballina Politika Skandali me SHISH/”Akses në sekretet më të ndjeshme”, ish-ministrja Meksi për çështjen...

Skandali me SHISH/”Akses në sekretet më të ndjeshme”, ish-ministrja Meksi për çështjen Vlora Hysenit: Nuk është vetëm përgjegjësi individuale, por test i sistemit

50
0

Ish-ministrja dhe ish-deputetja Ermelinda Meksi ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me çështjen e Vlora Hysenit.

Meksi shprehet se rasti nuk duhet parë vetëm në këndvështrimin e përgjegjësisë së një individi, por si një provë për mënyrën se si funksionon sistemi që mundëson emërimin dhe verifikimin e personave në poste me akses në informacionet më të ndjeshme të shtetit.

“Çështja Vlora Hyseni nuk duhet të shihet vetëm si çështje e përgjegjësisë së një individi, por si test i sistemit që e përzgjodhi, verifikoi, certifikoi duke i dhënë akses në sekretet më të ndjeshme të shtetit shqiptar”, shkruan Meksi.

Reagimi i saj vjen në një kohë kur çështja e ish-drejtueses së SHISH ka shkaktuar debat të gjerë politik dhe publik, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet lidhur me akuzat ndaj saj.