Ballina Lifestyle Lily Collins mahnit me fustan të zi transparent në eventin e Maison...

Lily Collins mahnit me fustan të zi transparent në eventin e Maison Perrier

29
0

Lily Collins u shfaq elegante me një fustan të zi teksa mori pjesë në festën e Maison Perrier në Londër të hënën.

Aktorja e Emily In Paris, 36 vjeçe, mahniti me një fustan transparent, që i rrinte ngushtë trupit, nga Jean Paul Gaultier, të cilin e kishte veshur mbi një triko të zezë trupore.

Lily i shtoi disa centimetra shtatit të saj statujesk duke veshur një palë taka të larta saten të zeza, shkruan “Daily Mail”.

Ylli i ekranit e kompletoi veshjen e saj klasike me manikyr të zi, bizhuteri argjendi dhe një prerje flokësh elegante bob ngjyrë kafe të errët.

Pas festës, Lily hipi në pjesën e pasme të një SUV-je të madhe të zezë së bashku me ekipin e saj të sigurisë.