Ballina Rajoni ​“Myslimanët dhe Sarajeva janë armiqtë tanë”, Dodik paditet për nxitje të urrejtjes...

​“Myslimanët dhe Sarajeva janë armiqtë tanë”, Dodik paditet për nxitje të urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare

31
0

Delegatë të Klubit Popullor Boshnjak në Dhomën e Popujve të Asamblesë Parlamentare të Bosnjës dhe Hercegovinës (BeH) kanë paditur kreun e Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD) Millorad Dodik për veprën penale të nxitjes së urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare, përçarjes dhe intolerancës nga Kodi Penal i Bosnjës dhe Hercegovinës.

Padia penale i referohet deklaratave të fundit të Milorad Dodikut, të cilat fyejnë dhe poshtërojnë popullin boshnjak, raportoi mediumi “Avaz”, përcjell “Danas”.

Dodik ka deklaruar më herët se “myslimanët dhe Sarajeva kanë armiqtë tanë”, dhe ka kërcënuar se do të rikthejnë ushtrinë e Republikës Srpska.

“Këto deklarata të personit të përmendur nuk janë të vetmet, por përfaqësojnë një vazhdim të deklaratave të disa viteve më parë, në të cilat populli boshnjak fyhet dhe poshtërohet. Padyshim, kjo sjelljeje është një vepër penale për të cilën ai po raportohet”, thuhet në deklaratën e Klubit Popullor Boshnjak, transmeton KosovaPress.

Ata shtuan se “është e qartë se vetëm ndjekja penale mund ta ndalojë sjelljen e paqytetëruar të personit të raportuar”.

“Historia e Bosnjës dhe Hercegovinës na mëson se fjalët që mbeten pa përgjigje gjyqësore shpesh i paraprijnë krimeve që nuk mund të ndalen më”, deklaroi Klubi i Popullit Boshnjak.

Ata njoftuan gjithashtu se do të ngrenë çështjen e ekzekutimit të plotë të vendimit të Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, i cili dënoi Milorad Dodikun me një vit burg dhe një ndalim gjashtëvjeçar për të mbajtur poste publike, para institucioneve të Bosnjës dhe Hercegovinës përgjegjëse për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.

“Kjo i referohet veçanërisht respektimit të pasojave ligjore të një dënimi, veçanërisht kur bëhet fjalë për ushtrimin e detyrës së presidentit të një partie politike”, thanë ata në deklaratë.