Ballina Kosovë “Po kërkohet të rishkruhet historia…”/ Gjyqi, avokati i Thaçit: Dënimi i tij...

“Po kërkohet të rishkruhet historia…”/ Gjyqi, avokati i Thaçit: Dënimi i tij do të përbënte padrejtësi historike

26
0

Avokati i Thaçit u ka thënë gjykatësve se e sheh problematik faktin që në gjithë dosjen e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) janë shpërfillur të gjitha provat të cilat diskreditojnë provat dhe pretendimet e saj.

“Si mundet që drejtuesit e këtyre drejtorive të UÇK, të kishin kryer veprime dhe këto veprime të mos ishin në dijeni të eprorit të tyre Zyrapi? Akuza ka pasur frikë t’i konfrontojë dhe t’i rrëzojë dëshmitarët”, tha Luka Mishetiç.

Avokati tha se “dënimi i Thaçit do të përbënte një padrejtësi historike” dhe “po kërkohet të rishkruhet historia e Kosovës”.

“Nuk ka pasur prova për qëllimet që pretendon akuza”, shtoi ai duke theksuar se asnjë dëshmitar s’ka thënë diçka për krime lufte.