Ballina Politika Skandal/ Këlliçi në Miçigan, Ilir Proda e procedon për organizimin e protestës...

Skandal/ Këlliçi në Miçigan, Ilir Proda e procedon për organizimin e protestës në Tiranë

45
0

Skandalet nuk kanë të sosur. Ndërkohë që deputeti demokrat Belind Këlliçi ndodhej në Miçigan, policia e shtetit drejtuar nga ‘ushtari i krimit të organizuar Ilir Proda’ ka nisur procedim penal për organizimin e protestës së opozitës mbrëmjen e djeshme në Tiranë para kryeministrisë.

Këlliçi e mbyll postimin me një mesazh për Prodën duke i garantuar se më 20 shkurt kur është thirrur protesta tjetër në Tiranë do të jetë aty, në vijën e parë.

“I them Prodës dhe shefit të tij, kreut të narkoshtetit Edi Rama, ta ruajë dosjen për protestën e 20 shkurtit, pasi do jem aty, në vijën e parë, bashkë me demokratët dhe qytetarët që nuk pranojnë korrupsionin e krimin si normë, si rregull, si rend” 

Reagimi i plote

Ndërkohë që takoja mikun tim Robert Lulgjuraj në Qendrën Kulturore “Nënë Tereza” në Miçigan, prokurorin shqiptaro-amerikan që garon për në Kongresin e SHBA nën rradhët e Partisë Republikane, mësoj se Policia e Shtetit në Tiranë, e drejtuar nga ushtari i krimit të organizuar Ilir Proda, më paska proçeduar dhe marë nën hetim për organizimin e protestës dhe udhëheqjen e përplasjes me efektivët e rendit!!!

Kjo dëshmon targetin politik që e ka gati narkodrejtuesi dhe shërbëtori i bandave, Proda, i cili pavarësisht se ndodhem jashtë vendit dhe një oqean larg, më bën letrat për prokurori.

I them Prodës dhe shefit të tij, kreut të narkoshtetit Edi Rama, ta ruajë dosjen për protestën e 20 shkurtit, pasi do jem aty, në vijën e parë, bashkë me demokratët dhe qytetarët që nuk pranojnë korrupsionin e krimin si normë, si rregull, si rend.

Krenar për secilin demokrat e qytetar që dje u përball me dhunën e paprecedentë policore dhe i bëj thirrje çdo shqiptari, që më datë 20 shkurt, të dalë në shesh, jo për partitë politike, por për atdheun, për flamurin tonë kombëtar.