Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor D. G., me detyrë Trupë Shërbimi pranë Njësisë së Ceremonialit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit” parashikuar nga nenet 291 dhe 273 i Kodit Penal.
Arrestimi i tij u krye pasi mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:25, në vendin e quajtur “Rruga e Dibrës” është përfshirë në një aksident, ku si pasojë ka marrë dëmtime shtetasja E. M., e cila është dërguar në Spitalin e Traumës jashtë rrezikur për jetën.
Punonjësi i policisë është larguar nga vendi i aksidentit dhe në vijim është kapur në afërsi të Urës së Babrrusë. Nga verifikimi me testin matës së alkoolit ka rezultuar në masën 1.03 mg/l.
Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën.
Për ankesa me Whatsapp 0694151511 Ose shkarkoni në Play Store dhe App Store aplikacionin “Agjencia Digjitale”.







