Ballina Rajoni Krim në familje/ U godit me thikë nga vëllai, ndërron jetë 67-vjeçari...

Krim në familje/ U godit me thikë nga vëllai, ndërron jetë 67-vjeçari në Kretë, mori plagë në bark dhe në qafë

37
0

Një sherr mes dy vëllezërve në Kretë ka degraduar me përdorimin e thikës.

67-vjeçar ka humbur jetën pasi u godit me thikë nga vëllai i tij 63-vjeçar pas konfliktit mes tyre.

Sipas mediave helene, dy vëllezërit gjatë ditëve të fundit, kishin jetuar bashkë në shtëpinë e prindërve dhe kanë pasur një debat të ashpër mes tyre.

63-vjeçari  e goditi vëllain e tij me thikë duke i shkaktuar plagë në qafë dhe në bark. Goditja rezultoi fatale dhe për pasojë humbi jetën.

63-vjeçari është arrestuar nga policia ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.