Ballina Lifestyle Rihanna dhe ASAP Rocky ndezin thashethemet për martesë me darkën romantike të...

Rihanna dhe ASAP Rocky ndezin thashethemet për martesë me darkën romantike të Shën Valentinit

85
0

Rihanna dhe ASAP Rocky janë rikthyer në qendër të vëmendjes me një dalje romantike për Ditën e Shën Valentinit në New York, duke nxitur spekulime për një martesë të mundshme.

Çifti, që kanë tre fëmijë – RZA, tre vjeç, Riot, dy vjeç, dhe vajzën Rocki, pesë muajshe – u shfaqën të veshur elegant dhe me humor të gëzuar në restorantin luksoz Caviar Russe.

Këngëtarja 37-vjeçare mbante një fustan të gjatë të kuq, taka gjigante të kuqe dhe një xhaketë të zezë prej lëkure, ndërsa unaza e saj e floririt në gishti të katërt i shtoi spekulimet për martesën e fshehtë me ASAP Rocky, shkruan DailyMail.

Ai doli me pallto lëkure kafe, pantallona të zeza dhe një bluzë të bardhë, duke mbajtur edhe një dhuratë të mbështjellë me Louis Vuitton.

Rihanna dhe ASAP janë lidhur që nga viti 2020, dhe thashethemet për martesën filluan vitin e kaluar, pas mënyrës se si reperi e përshkruante si “gruan” e tij dhe ajo i referohej si “burri i saj i dashur”.

Në një intervistë të fundit, ai u përgjigj me humor për pyetjen nëse është bërë burrë: “Si e di që nuk jam tashmë burrë?”, duke shtuar se nuk do ta konfirmonte ende.