Ballina Politika Grida Dume në sulm për mbrojtjen e Ergys Agasit: Maks Haxhia e...

Grida Dume në sulm për mbrojtjen e Ergys Agasit: Maks Haxhia e Ervin Karamuço sulmojnë SPAK, relativizojnë akuzën për grup të strukturuar kriminal

168
0

SPAK ka lëshuar një urdhër arresti ndaj Ergys Agasit, i dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal në dosjen që lidhet me AKSHI-n. Por mbrëmjen e djeshme, në studion e “Top Story”, nën dirigjimin e Grida Dumes u ndërtua një linjë e qartë mbrojtjeje publike për të, nga avokati Maks Haxhia dhe pedagogu i kriminalistikës Ervin Karamuço.

Haxhia, vuri në pikëpyetje vetë ekzistencën e “grupit të strukturuar kriminal”, duke argumentuar se rrëzimi i këtij elementi do ta nxirrte çështjen jashtë kompetencës së SPAK dhe do ta kalonte në Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm. Sipas tij, Agasi “nuk ka kompani në fushën e AKSHI-t” dhe “nuk ka marrë pjesë në tendera”, ndërsa provat e përmendura – filmime me sekonda dhe takime me ministra e deputetë – nuk përbëjnë, në vetvete, vepër penale.

“Kam 45 vite në jurisprudencë dhe nuk kam dëgjuar që të takosh një person është vepër penale”, u shpreh Haxhia, duke shtuar se SPAK ose është i paaftë në këtë çështje, ose ka dalë jashtë funksionit të tij procedural dhe po luan rol dominues në politikë.

Nga ana tjetër, Ervin Karamuço që shfaqet nëpër ekrane si profesor theksoi nevojën për ekspertizë të plotë përpara urdhrave të arrestimit, duke ngritur pikëpyetje mbi provat konkrete dhe duke përmendur një tjetër pretendim të bërë në media për ekzistencën e një grupi të strukturuar brenda vetë sistemit të tenderave, që do të kishte operuar “nën hundën” e drejtuesve përkatës. Ai theksoi se “asnjë kallëzim nuk është finalizuar”, duke e cilësuar këtë si problem të hetimit efektiv.

Në thelb, mbrojtja publike e artikuluar në studio synonte të zhvendosë debatin: nga thelbi i akuzës për grup të strukturuar kriminal dhe ndikim në tendera, tek procedura, kompetenca dhe interpretimi i provave.

Ndërkohë, heshtja zyrtare mbi detajet e plota të dosjes lë hapësirë për interpretim publik, por pyetja thelbësore mbetet: a janë këto vetëm takime dhe fragmente filmimesh të shkëputura, apo pjesë e një mozaiku më të gjerë provash që do të testohen në gjykatë? Per këtë asnjë nga 3 avokatët e mbrëmshëm të Agasit nuk kishin gjë për të thënë. Ndërsa avokati zyrtart i tij nuk dha përgjigje se përse klienti i tij nuk u kthye të paraqitej në SPAK pasi vetë Haxhia deklaronte para pak javësh së : Agasi kishte shkuar të firmoste një kontratë dhe do kthehej në Shqipëri./vna