Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe me famë botërore, Bebe Rexha, ka ndezur entuziazmin e fansave duke lajmëruar publikimin e këngës së dytë nga albumi i saj të ardhshëm, “Dirty Blonde”, e cila do të dalë këtë të premte.
Projekti i ri titullohet “Çike Çike” dhe pritet me shumë interes, veçanërisht nga audienca shqiptare, pasi përmban vargje në shqip që tashmë janë bërë virale në rrjetet sociale: Çike çike luje belin çike, ti je një bombë, bombë atomike.
Kënga do të vijë e shoqëruar me videoklip, duke e bërë “Dirty Blonde” një album vizual: të 13 këngët e tij do të publikohen secila me klip përkatës. Rexha ndau së fundmi një trailer të shkurtër në Instagram, duke rritur kureshtjen e publikut, dhe e shoqëroi videon me mbishkrimin provokues: Ku janë të gjithë k** e mia shqiptare.







