Ballina Europë Historia e tij përloti botën! Zemra që mori nga transplanti ishte e...

Historia e tij përloti botën! Zemra që mori nga transplanti ishte e dëmtuar, Domenico nuk ia del. Humb jetën 2-vjeçari

93
0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, pasi 2-vjeçari Domenico, i cili i ishte nënshtruar një transplanti zemre në Ospedale Monaldi në Napoli, ka ndërruar jetë. Lajmi u konfirmua nga avokati i familjes, Francesco Petrucci. Fëmija kishte kryer transplantin e zemrës dy muaj më parë. Sipas raportimeve, organi kishte mbërritur nga Bolzano me dëmtime serioze, çka e komplikoi gjendjen e tij shëndetësore.

Nëna e vogëlushit, në një rrëfim prekës në emisionin Mi Manda Rai Tre, tregoi momentet e fundit të jetës së të birit: “Më telefonuan natën, rreth orës 04:00, duke më thënë se ECMO (sistemi mekanik i mbështetjes së jetës) po fillonte të ngadalësohej. Qëndrova deri në fund, derisa makina u fik dhe pastaj gjithçka mbaroi”, u shpreh ajo mes lotësh.

Pranë saj ndodhej edhe Domenico Battaglia, Kryepeshkopi i Napolit, i cili kremtoi sakramentin dhe i dha bekimin e fundit fëmijës. Të premten kishte nisur kujdesi paliativ për lehtësimin e dhimbjeve, ndërsa Domenico ndodhej në gjendje kome dhe nuk arriti kurrë të rikthente vetëdijen.