Ballina Kulturë Një nga figurat më të dashura të ekranit shqiptar, ndahet nga jeta...

Një nga figurat më të dashura të ekranit shqiptar, ndahet nga jeta aktori i mirënjohur Zhani Zeçishti

100
0

Është ndarë nga jeta aktori i mirënjohur korçar Zhani Ziçishti, një nga figurat më të dashura të skenës dhe ekranit shqiptar.

Lajmi është bërë publik nga Qendra e Artit dhe Kulturës Korçë, e cila në një njoftim zyrtar shpreh dhimbjen për humbjen e artistit që i dha teatrit dhe filmit shqiptar vite të tëra përkushtimi, pasioni dhe profesionalizmi.

Ziçishti do të mbetet në kujtesën e artdashësve për kontributin e tij të çmuar në artin interpretativ dhe për rolet që shënuan një epokë të teatrit dhe kinemasë shqiptare.

Homazhet në nder të tij do të zhvillohen më 26 shkurt, nga ora 09:30 deri në 10:30, në hollin e teatrit në Korçë.

Komuniteti artistik, miqtë dhe familjarët i japin lamtumirën e fundit një aktori që për dekada ishte pjesë e identitetit kulturor të qytetit dhe më gjerë.

Zhani Zi♪5ishti, ka lindur në 31 maj të vitit 1940 në qytetin e Korçës. Pas mbarimit të studimeve të larta në Institutin e lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) fillon punën si aktor pranë Teatrit “A.Z. Çajupi” të Korçës. Me trupën e këtij teatri do të interpretojë një sërë rolesh duke u bërë i njohur për publikun artdashës. Roli i parë i aktorit në kinematografi do të jetë ai i mësues Agronit në filmin “Lumë drite” në vitin 1970. Zhani Petro (Ziçishti) do të interpretojë në 16 role në filma artistikë.

  • Kronikë e një nate (1990) , fotografi
  • Rikonstruksioni (Film TV) (1988) , Koli
  • Përsëri pranverë (1987) , Kryeagronomi
  • Dhe vjen një ditë (1986) , Gjini
  • Tre ditë nga një jetë – (1986) , oficeri gjerman
  • Një jetë më shumë (1986) , avokati
  • Asgjë nuk harrohet (1985) , xha Kozi mesuesi ne pension
  • Agimet e stinës së madhe (Film TV) (1981) , avokati Hamdi Caka
  • Kur xhirohej një film (1981) , Bashkimi
  • Dëshmorët e monumenteve (1980) , Kristofori
  • Mysafiri (1979) , Sadik Bezhora
  • Nga mesi i errësirës (1978) , Jani
  • Vajzat me kordele të kuqe (1978) , Resuli
  • Flamur në dallgë (1977) , Gregori Graf
  • Fije që priten (1976) , Genci
  • Perballimi (1976) , Kopi
  • Beni ecën vetë (1975) , Babai i Benit
  • Lumë drite (1975) , Mesues Agroni
  • Monumenti – 1977 – Spiuni i Gestapos