Inter Miami ka shënuar fitore të madhe në udhëtim te Orlando City, sfidë ku shkëlqeu Lionel Messi.
Ylli argjentinas po vazhdon ta dëshmon kualitetin, derisa realizoi dy herë në fitoren 2-4.
Fillimisht, tetë herë fituesi i Topit të Artë shënoi supergol nga distanca për ta barazuar rezultatin (57’).
Ndërkohë, në minutën e fundit të ndeshjes realizoi një eurogol nga gjuajtja e lirë për epilogun përfundimtar 2-4 (90’).
Për Inter Miamin kjo ishte fitorja e parë në MLS, ngase në sfidën e parë kishin pësuar humbje befasuese.







