Ballina Aktualitet Gjykata e Lartë rrëzon kallëzimin për faljen e gjobave, Kalaja: Do të...

Gjykata e Lartë rrëzon kallëzimin për faljen e gjobave, Kalaja: Do të ndjekim hapa të tjerë ligjorë!

88
0

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Aulon Kalasë, sa i takon kallëzimit të tij të bërë në SPAK për faljen e gjobave para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Ish-kandidati për deputet i PD-së pretendon se ky veprim ndikoi drejtpërdrejtë në rezultatin e zgjedhjeve. Në një reagim të bërë sot, Kalaja shprehet se pas rrëzimit nga SPAK dhe nga Gjykata e Lartë, do ta vazhdojë betejën në gjykata të tjera.

“Gjykata e Lartë e Republikës, ka vendosur “mospranim” e kallzimit tim për Këshillin e Ministrave, në lidhje me faljen e gjobave 2 ditë para zgjedhjeve të 11 majit 2025.

Qeveria ka shkelur ligjin duke ndikuar drejtpërdrejtë në rezultatin e zgjedhjeve dhe këtë nuk e them unë, por ligji që përcakton se qeveria nuk mund të bëjë këto politika 3 muaj para zgjedhjeve dhe deri në formimin e qeverisë së re.

Këtë kallzim e kam çuar në SPAK dhe më kanë rrëzuar, në GjKKO e Shkallës së Parë dhe më kanë rrëzuar, në GjKKO e Apelit dhe më kanë rrëzuar, në Gjykatën e Lartë dhe kanë rrëzuar. Kjo tregon shumë për drejtësinë në Shqipëri, që nuk ka fuqi të godasë qeverinë Rama
Gjithsesi unë do bëj detyrën time qytetare, duke e çuar çështjen në gjykatën e radhës”-shprehet Kalaja.