Ballina Kuriozitete Qyteti më i lirë për të kaluar pushimet në Europë

Qyteti më i lirë për të kaluar pushimet në Europë

179
0

Kryeqyteti i Lituanisë, Vilnius, është kurorëzuar si destinacioni më i lirë për të kaluar pushimet në Europë, sipas raportit “City Costs Barometer” të Post Office.

Sipas studimit, një fundjavë me dy netë në hotel me tre yje, e kombinuar me shpenzime për darkë, verë dhe në galeri arti, kushton vetëm 147.35 paund, 11% më pak se një vit më parë. Pas Vilniusit renditen: Beogradi, Varshava, Stambolli, Bukureshti

Ndërkohë, qytetet më të shtrenjta për një arratisje europiane janë: Reykjaviku (më i shtrenjti), Amsterdami, Oslo, Helsinki. Edhe Londra rezulton ndër destinacionet më të kushtueshme.

Qytetet më të lira evropiane

Vilnius, Lituani
Beograd, Serbi
Varshavë, Poloni
Stamboll, Turqi
Bukuresht, Rumani
Porto, Portugali
Riga, Letoni
Bratislavë, Sllovaki
Moskë, Rusi
Pragë, Republika Çeke

Qytetet më të shtrenjta evropiane

Rejkjavik, Islandë
Amsterdam, Holandë
Oslo, Norvegji
Helsinki, Finlandë
Kopenhagen, Danimarkë
Cyrih, Zvicër
Stokholm, Suedi
Dublin, Irlandë
Londër, Mbretëria e Bashkuar
Bruges, Belgjikë