Ballina Aktualitet U largua nga shtëpia pasi debatoi me nënën, gjendet pas 24-orësh 11-vjeçari...

U largua nga shtëpia pasi debatoi me nënën, gjendet pas 24-orësh 11-vjeçari në Tiranë

227
0

Është gjetur pas 24-orësh 11-vjeçari që kishte humbur kontaktet me familjarët.

Ai u gjet në Portin e Durrësit, ndërsa ende nuk dihet si kishte shkuar deri atje.

Sipas informacioneve, i mituri u largua nga shtëpia për në shkollë pas një debate me nënë e tij, mirëpo nuk u paraqit në shkollë.

Ai jetonte me të ëmën në zonën e Freskut, Tiranë, pasi prindërit ishin divorcuar.

Sipas burimeve paraprake, 11-vjeçari, Dritan Dema, kishte pasur një debat me nënën e tij një ditë më parë. Ai u pa për herë të fundit pranë shkollës “Androkli Kostallari”, por nuk është paraqitur në orët e mësimit.

Pas shqetësimit për mungesën e tij, nëna ka bërë denoncim në Komisariatin Nr. 1 në Tiranë, duke dorëzuar edhe foton e djalit për t’i ndihmuar në gjetjen e tij. Falë ndërhyrjes së shpejtë të autoriteteve, i mituri është lokalizuar dhe kthyer pranë familjes.