Ballina Kosovë Hoti: President nuk duhet të jetë dikush që noterizon qëllimet e një...

Hoti: President nuk duhet të jetë dikush që noterizon qëllimet e një subjekti politik

79
0

Deputeti i Kuvendi të Kosovës dhe ish-kryeministri Avdullah Hoti ka folur për zgjedhjen e presidentit dhe pozicionin e Lidhjes Demokratike e Kosovës.

I pyetur për emrin e Vjosa Osmani, Hoti tha se kreu i shtetit nuk duhet të jetë figurë partiake.

Presidenti duhet të jetë person unifikues, me integritet, që përfaqëson të gjithë, e jo person që noterizon qëllimet e një subjekti politik”, deklaroi ai.

Sipas Hotit, LDK ka ofruar dy alternativa: kandidat jo-partiak konsensual ose marrëveshje politike me Lëvizja Vetëvendosje.

Ai theksoi se përgjegjësia kryesore për suksesin e negociatave bie mbi Vetëvendosjen.

“Si forca më e madhe, e ka detyrë të ndërtojë konsensus dhe të shmangë krizën institucionale”, u shpreh Hoti.