Ballina Sport Kaka: Milani mund të fitojë dhe të rihap betejën për titull

Kaka: Milani mund të fitojë dhe të rihap betejën për titull

74
0

Ish-ylli i Milanit, Ricardo Kaka, beson se kuqezinjtë janë ende në garë për titullin, pavarësisht diferencës prej dhjetë pikësh. Në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, braziliani u shpreh optimist para derbit me Inter.

“Sigurisht, duke parë klasifikimin duket një mision shumë i vështirë, por në futboll kam parë gjithçka.

E përsëris, unë besoj. Derisa të jetë e mundur matematikisht, duhet besuar dhe jam i sigurt se djemtë në fushë do ta bëjnë këtë”, u shpreh Kaká.

Kaká mbrojti edhe trajnerin Massimiliano Allegri, duke theksuar se rezultatet janë prioritet dhe se Milani është rikthyer konkurrues. Për Luka Modrić theksoi se vazhdon të jetë lider me energji dhe mentalitet fitues, pavarësisht trofeve të shumtë në karrierë.

“Ai është i jashtëzakonshëm: ka ende dëshirë të transmetojë futbollin e tij, udhëheq shokët, lufton gjithmonë, ka energji dhe personalitet.

Kontributi i tij është i rëndësishëm si në ndeshje, ashtu edhe në stërvitje, dhe prania e tij i bën mirë gjithë futbollit italian”, u shpreh Kaka.