Ballina Kronika DURRES/ Pranga dy shtetas, i dënuar me 4 vjet e 8 muaj...

DURRES/ Pranga dy shtetas, i dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim dhe përdorimi dokumentave falsifikuara

158
0

Vijojnë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi.

Vihet në pranga 2 shtetas:
-njëri në kërkim, i dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
-tjetri, pasi iu gjetën 3 dokumente të huaja, të dyshuara të falsifikuara.

Si rezultat i kontrolleve të imtësishme të ushtruara në hyrje/dalje, nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Port, Durrës, të bazuara në informacione policore dhe në analizën e riskut, janë kapur 2 shtetas, që tentuan të kalonin kufirin, në kundërshtim me ligjin.

Në vijim të veprimeve, u vunë në pranga shtetasit:

-G. B., 27 vjeç, banues në Fushë Krujë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Krujës, në vitin 2020, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve. Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Tiranë;

-M. M., 28 vjeç, banues në Tiranë, të cilit, gjatë kontrollit, në dalje të RSh-së, punonjësit e Policisë Kufitare i kanë gjetur një pasaportë, një kartë identiteti dhe një leje drejtimi, të shtetit çek, me gjeneralitetet e tij, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Dokumentet e sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.