Ballina Aktualitet Wizz Air sjell avionët e Lindjes së Mesme në Shqipëri

Wizz Air sjell avionët e Lindjes së Mesme në Shqipëri

85
0

Pas pezullimit të fluturimeve në Lindjen e Mesme, kompania ajrore Wizz Air tha se do të rialokojë avionët e saj në Shqipëri, Itali, Spanjë dhe Greqi. Njoftimi është bërë nga CEO i kompanisë low cost, Jozsef Varadi.

“Ne synojmë të rialokojmë pjesën më të madhe të kapacitetit tonë në Lindjen e Mesme në destinacionet evropiane, duke përfshirë Italinë, Spanjën, Greqinë dhe Shqipërinë, mes pasigurisë në lidhje me kohëzgjatjen e konfliktit dhe paqëndrueshmërinë e çmimit të naftës,” tha Varadi.

Kompania me bazë në Hungari pësoi goditje jo të vogël nga lufta në Iran. Aksionet e WizzAir kanë rënë me 10 për qind brenda javës, për shkak të shqetësimeve se konflikti në Lindjen e Mesme do të godasë industrinë ajrore dyfish, përmes rënies së trafikut, por edhe për shkak të rritjes së kostove të karburantit.

Megjithatë shefi ekzekutiv i Wizz shprehu optimizëm për rimëkëmbjen e rritjes në vitin e ardhshëm fiskal, duke filluar nga prilli, pasi kërkesa e tregut pritet të rikuperohet. Ai tregoi se pasojat e këtij konflikti nuk do të jenë aq të rënda sa ato të përjetuara gjatë konfliktit të Ukrainës./kapital