Ballina Aktualitet Sa paguhen analistët e sallonit të parukerisë së Grida Dumës që mbrojnë...

Sa paguhen analistët e sallonit të parukerisë së Grida Dumës që mbrojnë Ergys Agasin?

250
0

Në banaqet televizive artikulohen lloj-lloj dokrrash dhe marrëzirash nga ekspertë, pseudoanalistë, madje edhe nga gazetarë që zgjohen me krimin. Kjo tashmë është kthyer në një epidemi, e cila po minon besimin e publikut tek mediat dhe dëmton edhe gazetarët seriozë.

Zakonisht mufkat që lëshohen në parukeritë televizive pa asnjë përgjegjësi, respekt për të vërtetën, publikun dhe fytyrën e vetë artikuluesit, gjithnjë ‘sipas burimeve të pashtershme’, kalojnë pa u vënë re.

Por ajo që nuk mund të shmanget është mbrojtja që i është bërë Ergys Agasit prej disa analistëve  te emisioni i Grida Dumës që është kthyer si parukeri grash, për shkak të thashethemeve dhe tymnajave që hidhen shpesh.

Ky fakt ka ngjallur habi dhe reagime të shumta tek shikuesit, të cilët pyesin me të drejtë,  si është e mundur që një person që është i shpallur në kërkim dhe akuzohet për shkelje serioze ligjore, deri te rrëmbimi dhe kërcënimet me jetë të marrë mbrojtje të hapur nga vetë ata që duhet të jenë kritikë dhe të paanshëm?

Për më tepër, burimet bëjnë me dije se disa nga këta analistë nuk janë thjesht komentues të pafajshëm, disa prej tyre mund të kenë dalë në video ose regjistrime komprometuese që lidhen me Agasin në zyrën e tij dhe kjo mund të shpjegojë pse e mbrojnë atë me aq ngulm. Pyetja që lind është e thjeshtë, por e rëndë: A është çështje interesi personal, pagesa, frike nga regjistrimet apo thjesht dëshirë për të mbajtur pozicionin e tyre në ekran?