Ballina Kronika DURRES/ Policia arrestime dhe shpallje në kërkim për vepra ndryshme penale

DURRES/ Policia arrestime dhe shpallje në kërkim për vepra ndryshme penale

267
0

Specialistët për Qarkullimin Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin F. Ç., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 15 u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori për shtetasit:
-P. Gj., 60 vjeç, banues në Durrës, i cili, pas një konflikti të ndodhur, ka goditur me grusht komshiun e tij 41-vjeçar.

-R. P., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi në rrugën “Mujo Ulqinaku”, qeni i tij ka kafshuar në dorë një shtetas 79-vjeçar.

Gjithashtu, u kap shtetasi në kërkim policor A. P., 50 vjeç, banues në Korçë, i cili dyshohet se ka ndjekur me automjet një 31-vjeçare. Pas komunikimit me prokurorin e gatshëm, ndaj tij filloi procedimi penal në gjendje të lirë.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin I. M., 55 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 5 dyshohet se ka thyer xhamin e automjetit të shtetasit A. V. dhe i ka marrë 10 000 lekë.
Punohet për kapjen e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manëz arrestuan shtetasit G. K., 35 vjeç, dhe Y. V., 40 vjeç, banues në Bathore, pasi në Fermë, Sukth, dyshohet se i kanë vjedhur nga çanta një aparat celular shtetases D. H., dhe më pas janë larguar me automjet.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi dje, në Maminas, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht një banesë në pronësi të shtetasit A. L.. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një defekt në një pajisje elektrike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.