Zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së Berat, kanë vijuar normalisht ku ka përfunduar procesi i votimit dhe numërimit të votave.
Gjithashtu ka përfunduar numërimi edhe në degët e PD-së në Skrapar e Dimal. Partia Demokratike e Beratit zhvilloi ditën e sotme procesin zgjedhor për zgjedhjen e kryetarin të ri të degës në Berat.
Proçesi i votimit u zhvillua në ambjentet e selisë së Partisë Demokratike, ku filloi në orën 08:00 të mëngjesit dhe përfundoi në orën 17:00.
Proçesi i votimit u zhvillua edhe në degët e PD-së në Skrapar e Dimal, ku në të tre këto degë të Partisë Demokratike ka përfunduar tashmë edhe proçesi i numërimit.
Rezultatet:
Në PD Berat është zgjedhur kryetar Kasion Hasimetaj i cili mori 486 vota dhe kandidati tjetër në garë, Erjon Lika mori 257 vota, ndërkohë që 18 vota rezultuan të pavlefshme.
Në PD Skrapar është zgjedhur kryetar Besnik Osmëni, i cili mori 77 vota dhe kandidati tjetër në garë, Ardit Muzabego mori 27 vota,ndërkohë që 8 vota rezultuan të pavlefshme.
Në PD Dimal shtë zgjedhur kryetare Azeta Protoduari, e cila mori 154 vota dhe kandidati tjetër në garë, Florjan Muhametanji mori 58 vota, ndërkohë që 2 vota rezultuan të pavlefshme.







