Sot, Edi Rama doli hapur në mbrojtje të Belinda Ballukut, duke mbrojtur indirekt veten e tij.
Ndërkohë, sipas mesazhit që u dha brenda radhëve të tij, deputetëve dhe zyrtarëve iu kërkua të mos flasin publikisht.
Në thelb, kryeministri duket se vendosi një rregull të pashkruar: heshtjen. Një lloj “Omerta” politike – kodi i heshtjes i mafies – që synon të mbyllë çdo debat apo zë kritik brenda shumicës.
Në vend të transparencës dhe përgjigjeve për publikun, u kërkua disiplinë dhe heshtje.
Pyetja që mbetet është e thjeshtë: a është kjo mënyra për të përballuar përgjegjësinë publike?
A ishte ky një mesazh për Elisa Spiropalin dhe të tjerë, që nuk e kanë mbrojtur Ballukun në takimet me ndërkombëtarët?
Mbetet për t’u parë, por fakt është se Rama u tha të tijve se tani e tutje duhet të bëjnë vetëm një gjë: ta qepin.







