Ballina Aktualitet “Na është vjedhur prona”/ Banorët e Rrjollit nuk ndalen, protestojnë para SPAK

“Na është vjedhur prona”/ Banorët e Rrjollit nuk ndalen, protestojnë para SPAK

84
0

Banorët e Rrjollit po protestojnë sot përpara Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) për pronën e tyre, pretenduar se u është vjedhur nga ish-drejtori i Kadastrës Fatmir Shpellzaj dhe sot në atë tokë po ndërton një resort luksoz botuesi dhe ndërtuesi Bashkim Ulaj.

Prej më shumë s 1 muaji, banorët kërkojnë që gjykata t’i japë zgjidhje këtij konflikti ndërsa të ashpra kanë qenë përplasjet në Rrjoll mes punonjësve të Ulajt, efektivëve të policisë dhe rojeve privave të “Breçani Security” të punësuar nga oligarku më qëllim për të ruajtur kantierin.

Përfaqësuesi i banorëve të Rrjollit, Prekë Molla tha ditën e djeshme se në SPAK është depozituar kallëzimi i 3-të për të gjithë personat që janë të përfshirë në vjedhjen e pronës së tyre.